Kuvendi Komunal miraton Planin Zhvillimor të Komunës së Mitrovicës për vitet 2020-2028

Mitrovica

Kuvendi Komunal miraton Planin Zhvillimor të Komunës së Mitrovicës për vitet 2020-2028

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:47
Kuvendi Komunal miraton Planin Zhvillimor të Komunës së Mitrovicës për vitet 2020-2028

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 36-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan si pika shtesë për rend dite; Propozim- vendim për mbështetje financiare në vlerë prej 3 mijë e 200 euro për klubin futbollistik për femra “Mitrovica”, Propozim- vendim për mbështetje financiare në vlerë prej 4 mijë euro për klubin e hendbollit “Trepça”, Propozim- vendim për mbështetje financiare në vlerë prej 3 mijë euro për shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; Propozim- vendim për mbështetje financiare për OJQ “Diakonie Training Center”; Propozim- vendim për mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për botimin e monografisë së Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” nga autori Fazli Hajrizi”, si dhe Pezullimi i përkohshëm i taksës komunale për dëmtimin e rrugëve dhe trotuareve gjatë kryerjes së punëve të ndryshme ndërtimore (neni 11 i Rregullores komunale nr.02/ 2019 për taksa, tarifa dhe gjoba komunale).

Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim u miratuan këto pika; Propozim-vendim për miratim të Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Mitrovicës së Jugut 2020-2028; Propozim-vendim për miratim të ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në vendin e quajtur “Magazini te Monopoli”; Propozim-vendimi për miratim të vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës, me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik z. Idriz Sadiku; Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik z. Xhavit Beka; Propozim-vendim për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2020/2021 dhe Rishqyrtimi i Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. ‪02-060/01-0112203‬/19-11 dt. 26.12.2019 Për ndërrimin e destinimit të tokës nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.

Ndërkaq pika e rendit të ditës Pezullimi i përkohshëm i taksës komunale për dëmtimin e rrugëve dhe trotuareve gjatë kryerjes së punëve të ndryshme ndërtimore (neni 11 i Rregullores komunale nr.02/ 2019 për taksa, tarifa dhe gjoba komunale), nuk u miratua për një votë në këtë seancë, dhe së bashku me pikat në vijim Raport i Komisionit për verifikimin e përmbushjes së marrëveshjeve kontraktuale mes Komunës së Mitrovicës dhe subjekteve afariste përfituese në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër; Raport lidhur me shpenzimin e mjeteve të parapara me Vendimin e Kuvendit Nr. ‪02-060/01-0021932‬/20-1 dt. 27.03.2020 Për lejimin e rialokimit\transferit të mjeteve buxhetore nga kategoria e investimeve kapitale në kategorinë mallra dhe shërbime, të parapara për menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19 si dhe Raport i punës së DSH-së për vitet 2018-2020 kanë mbetur për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, pasi që nuk pati korum të mjaftueshëm për votim në këtë seancë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat