Bahtiri: Përfaqësuesit e bizneseve u shprehën unanimisht që e diela të jetë pushim

Mitrovica

Bahtiri: Përfaqësuesit e bizneseve u shprehën unanimisht që e diela të jetë pushim

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:07
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se përfaqësuesit e bizneseve u shprehën unanimisht që dita e diel të jetë ditë pushimi në Mitrovicë.

Ai gjatë ditës ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në qytetin e Mitrovicës, me të cilët ka biseduar lidhur me vendimin e marrë nga asambleistët e Kuvendit Komunal për rikthimin e ditës së diel si ditë pune për bizneset në Mitrovicë.

“Me këtë rast falënderova biznesmenët për pjesëmarrjen në këtë takim, të cilët me vullnetin dhe kërkesat e tyre të njëpasnjëshme drejtuar komunës vitin e kaluar është vendosur që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, me qëllim që të mbështetën pronarët dhe punëtorët e angazhuar në këto biznese, mirëpo partitë opozitare në Kuvendin Komunal kanë miratuar një vendim për rikthimin e ditës së diel si ditë pune për bizneset, ligjshmëria e të cilit vendim është konfirmuar edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se javën e ardhshme do të thërrrasë mbledhje të jashtëzakonshme që të shfuqizohet vendimi që dita e diel të jetë ditë pune.

“Duke respektuar kornizën ligjore në fuqi unë do të vazhdoj të bëj përpjekje për ta respektuar vullnetin e punëtorëve dhe biznesmenëve, me ç’rast javën e ardhshme do të thërras mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal për shfuqizimin e këtij vendimi, dhe dita e diel të kthehet në ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë’.

“Në këtë takim përfaqësuesi i biznesmenëve në Mitrovicë, ritheksoj faktin se vendimi që dita e diel të jetë ditë pushimi ka ardhur me iniciativën e 168 bizneseve, dhe se kjo nismë është në dobi të biznesit dhe të drejtave të punëtorëve”.

“Në fund të takimit, përfaqësuesit e bizneseve të pranishme u shprehen unanimisht që dita e diel të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë, dhe qyteti ynë të jetë shembull dhe model nëpër qytetet tjera për nga organizimi dhe funksionimi i mirë i tyre”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat