10 mijë maska mbrojtëse për Komunën e Mitrovicës

Mitrovica

10 mijë maska mbrojtëse për Komunën e Mitrovicës

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:34
Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti në një takim drejtorin gjeneral të kompanisë “QTA”, Agron Durmishi, i cili ka shprehur vullnetin të dhuroj 10 mijë maska mbrojtëse për Komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, ka falënderuar kompaninë në fjalë për dhurimin e këtij donacioni shumë të nevojshëm në këtë kohë pandemie, duke thënë se këto maska mbrojtëse do të shërbejnë për nevojat e institucioneve dhe të qytetarëve, dhe ndihma të tilla janë të mirëseardhura për tu  mbrojtur nga virusi COVID-19. 

Ndërsa, drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Agron Durmishi, falënderoi kryetarin Bahtiri për pritjen dhe mbështetjen e dhënë bizneseve në Mitrovicë.

Kjo nuk është hera e parë që “QTA” dhuron donacione dhe mbështet familjet me asistencë sociale në Komunën e Mitrovicës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat