Qeveria s’dëgjohet në veri të Mitrovicës, dita e pazarit grumbullon shumë njerëz

Mitrovica

Qeveria s’dëgjohet në veri të Mitrovicës, dita e pazarit grumbullon shumë njerëz

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 09:38
Mitrovicë

Qeveria e Kosovës të premten mori një varg masash me qëllim të ndalë trendin e rritjes së infektimeve me koronavirus.

Për të gjithë territorin e Republikës u ndalua veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë.

Por, përkundër këtyre masave, qytetarët në veri të Mitrovicës nuk e prishën terezinë në ditën e pazarit të tyre.

Një numër i madh i tyre dolën sikur zakonisht të bëjnë tregti afër urës së Ibrit, pa u penguar nga institucionet.

Dëshmitarët thanë për klankosova.tv se po ashtu edhe shumë lokale të gastronimisë janë të hapura dhe po funksionojnë normalisht.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat