Avokati i inspektorëve të Mitrovicës: Nuk lanë derë pa trokitur për koeficientin e pagave

Mitrovica

Avokati i inspektorëve të Mitrovicës: Nuk lanë derë pa trokitur për koeficientin e pagave

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:55
Berat Peci

Inspektorët e komunës së Mitrovicës po vazhdojnë të kërkojnë që koeficienti i punës së tyre të rritet nga 6 në 8 dhe të paguhen njësoj sikurse inspektorët shtetërorë, ata të administratës tatimore, inspektorët e punës dhe ata të ushqimit.

Po ashtu ata ditë më parë bën të ditur se kërkojnë që t’u paguhet puna në fundjavë dhe rrezikshmëria, si dhe të përfshihen në Pakon Emergjente të qeverisë.

Në Sytë 7, avokati i 30 inspektorëve, Berat Peci, bëri të ditur se kërkesa e tyre ka filluar që nga viti 2013.

“Grupi i inspektorëve që vijnë nga komuna e Mitrovicës dhe janë pjesë e drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë që nga viti 2013 kanë kërkuar që të iu rregullohet koeficienti i pagave që çuditërisht e kanë koeficientin 6 që i bie se e kanë të njëjtin me të punonjësve më të ulët në Kosovë”.

“Kërkesa e tyre për ta ndryshuar këtë ka filluar nga viti 2013 dhe në vazhdimësi kanë bërë kërkesa e ankesa dhe nuk kanë lënë institucion që kanë menduar se është kompetent pa kërkuar që të zgjedhin problemin e tyre”.

Peci mes tjerash tha se këta inspektorë nuk kanë lënë derë pa trokitur për hallin që kanë.

“Fillimisht i janë drejtuar vendit ku punojnë, pastaj me dhjetëra shkresa i kanë dërguar kryetarit të komunës, ministrisë së Financave dhe Zyrës së Kryeministrit dhe që nga viti 2013 e deri tani asnjë përgjigje nuk kanë marrë nga këto institucione”, deklaron Peci.

“Kanë protestuar ditë më parë supozoj me të drejtë pasi që në Pakon Emergjente nga Qeveria janë lënë anash – kjo është edhe njëra ndër arsyet pse filluan të protestojnë”.

“Janë lënë anash edhe pse inspektorët e komunave janë menjëherë pas policisë për vënien e rregullit në komunë”.

Peci thotë se konstatuar se për punën e njëjtë në komunat e ndryshme kanë koeficient tjetër nga inspektorët e Mitrovicës.

“Duke marrë parasysh faktet që janë shterur të gjitha mundësitë që përmes kontakteve dhe bashkëpunimit me institucionet atëherë më janë drejtuar mua si avokat dhe kam deponuar padinë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ku kemi kërkuar që të ju njihet koeficienti dhe të kompensohen nga viti 2013 ashtu siç e parasheh ligji për rrezikshmërinë në punë dhe orët shtesë jashtë orarit”.

“Padia është deponuar në vitin 2018 çuditërisht gjykata në Mitrovicë e ka hedh poshtë si të palejueshme, mirëpo ekipi i avokatëve e ka dërguar në Gjykatën e Apelit dhe ka nxjerrë aktvendim në të cilin e ka aprovuar ankesën tonë”.

“Ne kërkojmë që të cakohet një ekspert i pavarur financiar i cili do të konstatonte se është vlera që janë dëmtuar në mos qasjen e koeficientit dhe shtesat pagë për rrezikshmërinë që kanë”, u shpreh Peci.

Peci mes tjerash tha sipas konsultimeve që ka pasur me inspektorët i kanë bërë të ditur se do vazhdojnë protestën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat