Nis rregullimi i një rruge me zhavorr në Vidishiq të Mitrovicës

Mitrovica

Nis rregullimi i një rruge me zhavorr në Vidishiq të Mitrovicës

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:19
Nis rregullimi i një rruge me zhavorr në Vidishiq të Mitrovicës

Në fshatin Vidishiq të Mitrovicës, kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës me zhavorr që nijhet me emrin “Katunishte”, me gjatësi prej afro 5 km.

Rregullimi i kësaj rruge është duke u bërë në kuadër të projektit “Ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve në qytet dhe periferi”.

Me rastin e fillimit të punimeve në rregullimin e kësaj rruge ishte i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili është mirëpritur nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë dhe komunën, për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.

Banorët e këtij fshati potencuan se rruga në fjalë ka pasur nevojë të rregullohet me zhavorr, për t’ju lehtësuar atyre lëvizjen nëpër shtëpitë dhe arat e tyre nga pjesa kah kalon kjo rrugë.

Drejtori Muja u tha banorëve se Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të territorit të Mitrovicës, pasi që përmes këtyre projekteve infrastrukturore po ju mundësohet qarkullimi më i lehtë i qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat