Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Fëmija bie në gjendje kome pas një injeksioni që ia dha pediatri

Mitrovica

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Fëmija bie në gjendje kome pas një injeksioni që ia dha pediatri

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një vajzë ka rënë në koma pas një injeksioni që i dha një pediatër në Spitalin e Mitrovicës. Për këtë rast ka nisur hetime Policia e Kosovës

Për shkak të problemeve me gripin sezonal, prindërit e kishin dërguar Lorena Latifin në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Mitrovicës por pas aplikimit të terapisë vajza ka rënë në koma. Prindërit kërkojnë të hetohet rasti, ndërsa Policia ka filluar hetimet.

Për shkak të problemeve me gripin sezonal, prindërit e dy vjeçares, Lorena Latifi, kishin kërkuar ndihmë në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës. Pas aplikimit të terapisë, babai i Lorenës, Muhamet Latifi thotë se vajza e tyre ka ra në koma.

“Shoqja e ka shti brenda vajzën. Ia kanë shkrua një injeksion dhe i kanë thanë ta blejë. U dalë e ka ble, ja kanë dhanë injeksionin dhe brenda dy minutave çika ka mbet e ngrirë, ka pësuar vdekje klinike”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Muhamet Latifi.

Pas dhënies së ndihmës në spitalin e Mitrovicës mjekët e kanë nisur për në QKUK aty ku Lorena vazhdon të trajtohet në Klinikën e Pediatrisë në mjekim intensiv. Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës Fatbardh Rexha tha e gjitha ishte e paparashikueshme.

“Një gjendje shumë e rëndë akute, pas kësaj pediatri ka ndërmarrë masa reanimatore dhe i njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit. Është intubuar dhe është dërguar në mjekimin intenziv në Prishtinë, është për keqardhje por është një gjendje e paparashikueshme”, deklaroi mjeku Fatbardh Rexha.

Dukagjini ka kontaktuar edhe me doktorin N.B që kishte përshkruar terapinë që besohet të jetë shkaktar i gjendjes së Lorenës.

“Unë mund të them se më vjen shumë rëndë për këtë rast të shokut anafilaktik te ky fëmijë që ka ndodhë në repartin tonë, e po ashtu është prekur i gjithë personeli i këtij reparti, por këto janë gjendje të paparashikueshme që mund të ndodhin në çdo institucion”, shprehet mjeku në fjalë.

Ai tha se ka bërë përpjekje maksimale për të ndihmuar pacienten e tij. Nga ana tjetër media mëson se Policia e rajonit të Mitrovicës ka ndërmarrë veprimet fillestare për të hetuar rastin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat