Komuna e Mitrovicës mbështet 45 fermerë me Rotofreza

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës mbështet 45 fermerë me Rotofreza

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 13:59
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, dhe drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot kanë nënshkruar kontratat me 26 fermerë përfitues të mekanizmit bujqësor.

Nga ky projekt Komuna e Mitrovicës ka mbështetur gjithsej 45 fermerë, por që për shkak të pandemisë numri tjetër i fermerëve ka mbetur për të nënshkruar kontratat gjatë javës së ardhshme.

Me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, kryetari Bahtiri, uroi fermerët përfitues dhe u shpreh i lumtur që komuna sado pak po arrin t’i ndihmoj sektorit të Bujqësisë, duke potencuar që do të vazhdoj edhe më tutje që ti kushtoj angazhim të veçantë sektorit të bujqësisë.

“Fakti se sot po i nënshkruajmë kontratat me fermerë të komunës, tregon për përkushtimin tim që të mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në veçanti fermerët. Ne nuk do të ndalemi vetëm me kaq, por do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve tjera, duke siguruar subvencione nga buxheti i komunës, apo edhe nga donatorë të ndryshëm”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Ndërkaq, drejtori Sadiku, theksoi se nga ky projekt janë zgjedhur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kërkesat e parapara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Përmes këtij projekti 45 fermerë kanë përfituar Rotofreza 2.0 metra gjerësi, vlera e të cilit ka kushtuar rreth 30 mijë euro, ku komuna ka participuar me 70 për qind ndërsa fermeri 30 për qind.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat