KFOR dhe FSK dhurojnë donacion në vlerë prej 10 mijë euro me pajisje mbrojtëse për COVID-19 në Komunën e Mitrovicës

Mitrovica

KFOR dhe FSK dhurojnë donacion në vlerë prej 10 mijë euro me pajisje mbrojtëse për COVID-19 në Komunën e Mitrovicës

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:03
KFOR dhe FSK

Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe KFOR-i Gjerman, gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar donacionin me pajisje mbrojtëse mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Të pranishëm me rastin e dorëzimit të këtij donacioni ishin nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major, Enver Cikaqi,  si dhe Frank Best, gjeneral brigade njëkohësisht drejtor  i NALT-it.

Me këtë rast nënkryetari Mujka ka falënderuar përfaqësuesit e FSK-së dhe të KFOR-it për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se ky material do ta lehtësojë punën e stafit shëndetësor në QKMF, të cilët gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, e ka vlerësuar si shumë të dobishëm këtë donacion për kujdesin parësor shëndetësor, duke theksuar që Drejtoria e Shëndetësisë është e përkushtuar që së bashku me qytetarët të ruaj shëndetin publikë.

Ky donacion përmbante këto pajisje mbrojtëse mjekësore; maska të llojeve të ndryshme, doreza, rroba, mburoja për fytyrë, kapele kirurgjike, si dhe materiale tjera përcjellëse në vlerë prej 10 mijë euro.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat