Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Bajgorë të Mitrovicës

Mitrovica

Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Bajgorë të Mitrovicës

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Bajgorë të Mitrovicës

Ashtu sikur parashihej me prioritetet e caktuara më parë dhe dinamikën për kryerjen e punëve, radha për rregullimin e infrastrukturës rrugore i ka ardhur edhe fshatit Bajgorë, qendër kjo e rajonit të Shalës së Bajgorës në Komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, gjatë ditës së sotme kanë bërë inspektimin e punëve në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në këtë fshat.

Gjatë inspektimit të punëve, kryetari Bahtiri ka takuar edhe banorët e fshatit të cilët i shprehën mirënjohje dhe falënderimin e tyre për punët e mira që ka bërë, dhe që aktualisht po bënë në këtë fshat.

Ndërkaq kryetari Bahtiri u tha banorëve të Bajgorës, se që kur ka ardhur në krye të komunës, ka pasur prioritet kujdesin e shtuar për zhvillimin e rajonit të bukur të Shalës së Bajgorës, si qendër turistike dhe potencialisht e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht në Bajgorë janë duke u përgatitur për asfaltim rrugët e lagjeve, “Istrefi”, “Beqiri”, “Uka”, “Fejzullahu”, “Mehmeti”, dhe “Musa” me një gjatësi prej rreth 8 kilometra, që do të kushtojnë afër 280 mijë euro, bashkëfinancim ky në mes të Komunës së Mitrovicës dhe MZHR-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat