Gjithçka gati, shtypen fletëvotimet

Mitrovica

Gjithçka gati, shtypen fletëvotimet

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 08:01
Ilustrim

Më 29 nëntor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ndonëse jemi afër kësaj ditë, tashmë janë në përfundim edhe përgatitjet. Së fundi është nënshkruar kontrata për shtypjen e fletëvotimeve, në të cilën qytetarët do të vendosin për kryetarin e ri të kësaj komune.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik shihet se Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve tashmë ka nënshkruar kontratë për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut.

Vlera e kësaj kontratë të nënshkruar më datë 13.11.2020 është 3,358 teksa fitues i këtij tenderi është operatori ekonomik “Cetis d.d; CETKOS L.L.C”.

Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar që nga data 3 qershor, atëherë kur u votua Qeveria Hoti, ku pjesë e saj është edhe Lista Serbe.

Goran Rakiqi i cili ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut, në qeverinë e re mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat