Pas rasteve të vjedhjeve kryetari Bahtiri nesër viziton banorët e fshatit Kçiq i Madh

Mitrovica

Pas rasteve të vjedhjeve kryetari Bahtiri nesër viziton banorët e fshatit Kçiq i Madh

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:50
Pamje nga takimi

Pas raportimeve për rastet e fundit të vjedhjeve në fshatin Kçiq të Madh, dhe kërkesave të banorëve për ofrimin e ndihmës nga institucionet gjegjëse, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim komandantin e Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, Ahmet Xhosha, si dhe rreshterin policor, Nuradin Nuradini.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me menaxhimin e situatës aktuale të sigurisë në fshatin Kçiq të Madh, si dhe për shqetësimet dhe kërkesat që kanë banorët e atjeshëm pas shpeshtimit të rasteve të vjedhjeve e thyerjet që po ndodhin nëpër shtëpitë të tyre.

Pasi u njoftua nga komandanti Xhosha, për çështjen e sigurisë në këtë fshat dhe shqetësimet që kanë banorët, kryetari Bahtiri ka kërkuar nga të gjithë banorët e këtij fshati të tregojnë maturi, të qëndrojnë të qetë, dhe të mos krijojnë panik në familjet e tyre, pasi që Policia e Stacionit Jugor në Mitrovicë ka dërguar ekipe të zyrtarëve policor atje, të cilët janë në gatishmëri 24 orë që të ofrojnë siguri për qytetarët, dhe kryerësit e veprave të tilla t’i sjellin para ligjit.

Po ashtu gjatë këtij takimi kryetari Bahtiri ka ftuar Kryesinë e fshatit Kçiq i Madh, të takohen nesër duke filluar nga ora 12:00, në shkollën fillore të mesme të ulët “Bislim Imeri”, që të bisedojnë lidhur me këtë fenomen negativ që po ndodh në fshatin e tyre, i cili është duke krijuar pasiguri tek ta dhe familjet e tyre.

Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe komandanti i Policisë së Stacionit Jugor, Ahmet Xhosha, së bashku me zyrtarë policor, si dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat