Aksion në Mitrovicë të Veriut për konfiskimin e barnave pa banderolë

Mitrovica

Aksion në Mitrovicë të Veriut për konfiskimin e barnave pa banderolë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:59
Aksion në Mitrovicë të Veriut

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot një aksion për konfiskimin e barnave pa banderolë në barnatoret e Mitrovicës së Veriut, ka bërë të ditur Kossev.

Në aksion po marrin pjesë edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Sipas Kossevit, një grup qytetarësh janë mbledhur para një barnatoreje ku po kryhej aksioni.

“Po dëgjohen edhe fishkëllima nga masa e qytetarëve”, ka shkruar Kossev.

KOHA ka provuar të marrë një informacion nga Ministria e Shëndetësisë, por deri më tash nuk ka arritur. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar që pyetja t’i bëhet përmes postës elektronike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat