Mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje 16 ditë radhazi me aktivitete të shumta

Mitrovica

Mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje 16 ditë radhazi me aktivitete të shumta

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:11
Mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje

Mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje (MKKDHF), sot kanë bërë hapjen e fushatës “16 Ditëve të Aktivizmit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas”.

Ky aktivitet është realizuar nga anëtarët e këtij mekanizmi të përbërë nga kordinatorja Besa Veseli, anëtarët Erseka Hasanaj Barani, Hasime Tahiri, Vetone Veliu, Burhan Maxhuni, dhe Fidane Hyseni.

Përmes organizimit të kësaj fushate synohet ndërgjegjësimi i opinionit kundër dhunës në familje me fokus dhunën ndaj grave, si dhe për fuqizimin ekonomik të tyre.

Kordinatorja e Mekanizmit kundër dhunës, Besa Veseli, bën të ditur se sot ka qenë vetëm hapja e fushatës, ndërkaq në ditët në vazhdim do të zhvillohen aktivitete të ndryshme që sensibilizojnë shoqërinë në raportimin e dhunës në familje, respektivisht dhunës ndaj gruas.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat