Gjarpri “mutant” me dy koka u xhirua në veri të Mitrovicës

Mitrovica

Gjarpri “mutant” me dy koka u xhirua në veri të Mitrovicës

Nga: F. B. Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:51

Mediet serbe kanë publikuar foto edhe video të një zvarraniku- gjarpër “mutant” me dy koka në lokalitetin Berxhane në afërsi të lagjes “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Skena e jashtëzakonshme sipas kësaj gazete ka ndodhur të martën në oborrin e serbit  Milun Katiç në lagjen Berxhane.

Në një video të shkurtët shihet zvarraniku me dy koka që lëviz nëpër oborr dhe kthehet ka njeriu që e ka xhiruar me telefon mobil duke ngritur kokat.

“Shiko si vështron” dëgjohet në xhirim, njofton “Kurir”.

Sipas informatave jo-zyrtare bëhet fjalë për një vesh-bardhë me dy koka.

Ky zvarranik pastaj wshtw larguar, ndërkohë në mediat sociale pas publikimit janë vërshuar me komente nga më të ndryshmet.

Shumica prej tyre u çuditën për atë që panë, gjë që nuk është e zakonshme.

“Kurrë nuk ka kam pa gjarpër në nëntor, as në male e le në vendbanim apo oborr”, ka shkruar një komentuese.

“Po ku me ditë çka hedhin nga ajri, duan edhe kaq pak sa jemi të na helmojnë si minjtë. InshAlllah Zoti iu a kthen” ka shkruar një tjetër.

Ka të tjerë që kanë thënë se gjarpri nuk ndjell asgjë të mirë, ndërsa ka edhe komente qesharake për zvarranikun me dy koka.

“Njëra kokë mbulon anën e majtë e tjetra të djathtën” ka shkruar një komentues.

Klikoni këtu për ta parë videon!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat