QKMF në Mitrovicë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Mitrovica

QKMF në Mitrovicë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
QKMF në Mitrovicë furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal nga Ministria e Shëndetësisë, dhe ka filluar dhënia e shërbimit të vaksinimit për qytetarët e interesuar.

Me këtë rast, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, bënë të ditur se prioritet për vaksinim do të kenë personat me sëmundje kronike dhe personat që janë mbi moshën 65 vjeçare.

Po ashtu ajo njofton se qytetarët, se dhënia e këtij shërbimi do të bëhet duke mbajtur distancën fizike dhe duke respektuar rekomandimet nga IKShPK-ja për mbrojtje nga përhapja e virusit CoVid19.

Dhënia e vaksinës kundër grupit sezonal bëhet në QKMF, si dhe në QMF-të Iliridë, Kodra e Minatorëve, Bair 1, Bair 2, Shipol, Shupkovc, Ura e Gjakut, Tunel, Stan Tërg, Bare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat