Në institucionet shëndetësore shpërndahen postera me mesazhe kundër dhunës në familje

Mitrovica

Në institucionet shëndetësore shpërndahen postera me mesazhe kundër dhunës në familje

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Pamje nga vizita

Në kuadër të zhvillimit të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Mekanizmi Koordinues kundër dhunës në familje gjatë ditës së sotme ka realizuar aktivitetin e radhës me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Me këtë rast, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe koordinatorja e Mekanizmit kundër dhunës në familje, Besa Veseli, kanë vizituar institucionet shëndetësore.

Ku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në disa AMF kanë bërë shpërndarjen e posterave, ku janë të paraqitura përgjegjësitë e profesionistëve shëndetësor për raportimin e dhunës në familje.

Aktiviteti i sotëm është financuar nga Organizata “UN Women”, dhe posterat e përgaditur kanë qenë në katër gjuhë; gjuhën shqipe, turke, rome dhe serbe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat