Rregullohet ndriçimi publik në fshatin Kçiq të Madh

Mitrovica

Rregullohet ndriçimi publik në fshatin Kçiq të Madh

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Rregullohet ndriçimi publik në fshatin Kçiq të Madh

Në kuadër të rregullimit të ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Mitrovicës, mbrëmë ka përfunduar rregullimi i ndriçimit publik në fshatin Kçiq të Madh.

Me rastin e funksionimit të ndriçimit publik në këtë fshat, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrasrukturë, Naser Muja, ka thënë se pos rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve, tani kemi filluar fokusimin në një aspekt mjaft të rëndësishëm infrastrukturor, siç është ndriçimi i rrugëve në qytet dhe fshatra.

Ndërsa drejtori Muja, ka theksuar se projekti i rregullimit të ndriçimit publik në vendbanimet e Komunës së Mitrovicës është në proces e sipër.

Dhe brenda këtyre muajve do të filloj rregullimi i ndriçimit të rrugëve edhe në disa fshatra të komunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat