Veriu me mbi 15 milionë euro borxh, ujësjellësi ‘’Mitrovica’’ kërkon zgjidhje nga Qeveria

Mitrovica

Veriu me mbi 15 milionë euro borxh, ujësjellësi ‘’Mitrovica’’ kërkon zgjidhje nga Qeveria

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Në veri të vendit është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për shkak të mospagesës.

Ujësjellësi ”Mitrovica” ka njoftuar se vlera e borxhit që ka kjo pjesë e komunës kap vlerën e 15 milionë euro.

Drejtori i këtij ujësjellësi, Sami Miftari ka thënë se që nga paslufta Mitrovica e veriut dhe Zveçani kanë shkaktuar probleme financiare për shkak të moskryerjes së këtij obligimi.

”Kompania jonë bënë furnizimin me ujë për pesë komuna. Komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”.

”Mitrovica e Veriut dhe Zveçani që nga paslufta deri më sot nuk kanë paguar ujin me të cilin furnizohen dhe janë të grumbulluara mbi 15 milionë euro”.

”Jemi të detyruar të paguajmë edhe TVSH për ujin që faturojmë në veri, dhe uji që e faturojmë për këto dy komuna shkon mbi 40% të ujit që prodhohet në fabrikën për trajtimin e ujit në Shipol”.

Sa ka qenë e vështirë furnizimi gjatë kësaj kohe për kompaninë tuaj?

”Kompania të cilën e manaxhoj unë, ka vështirësi financiare sepse 40% të prodhimit e marrin këto komuna. Dhe jemi e vetmja kompani në Kosovë që ujin 100% e blejmë nga Kanali i Iber-Lepencit”.

”Vazhdimisht kam kërkuar me shkresa tek zëvendëskryeministri Goran Rakiq, Kryeministrit Avdullah Hoti, që të bëhet një zgjidhje politike”.

”Ky problem është politik dhe kërkoj nga Qeveria e Kosovës të zgjidhet”, shprehet Miftari.

”Fillimisht e kam ndaluar furnizimin për 24 orë, ditën e nesërme do ta lëshojë furnizimin me ujë për këto dy komuna por me një kohëzgjatje shumë të vogël për arsye se është virusi COVID-19, dhe presim që qeveria të bëjë një zgjidhje sepse është problem politik”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat