Mitrovica e Veriut pranon të shlyejë një pjesë të borxhit ndaj ujësjellësit

Mitrovica

Mitrovica e Veriut pranon të shlyejë një pjesë të borxhit ndaj ujësjellësit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës së Veriut është pajtuar të shlyejë një pjesë të borxhit që institucionet lokale të kësaj pjese kanë ndaj Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”.

Ditë më parë, Ujësjellësi “Mitrovica” njoftoi për ndaljen e furnizimit me ujë në Mitrovicë të Veriut, pasi borxhi ka arritur në 15 milionë euro.

Të hënë, nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, ka bërë të ditur se nga buxheti komunal do të shlyhet një pjesë e borxhit që kanë institucionet si, spitalet, çerdhet, shkollat dhe vetë komuna, ka bërë të ditur Radio Kontakt Plus”.

Ka thënë se borxhi do të shlyhet nga buxheti i sivjetmë nga kategoria “shërbime komunale”

Sipas saj, komuna nuk do të mund të shlyejë edhe borxhet që kanë qytetarët e kësaj pjese.

Në fakt, jo vetëm ujësjellësi, por çdo ndërmarrje publike e ka pasur të vështirë apo të pamundur që në vitet e pasluftës të mbledhë borxhin në komunat veriore për shërbimet që kanë ofruar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat