Si vonë i doli gjumi: Mësimi përfundon këtë javë, e Mujka paralajmëron “masa rigoroze” në shkolla

Mitrovica

Si vonë i doli gjumi: Mësimi përfundon këtë javë, e Mujka paralajmëron “masa rigoroze” në shkolla

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:32
Faruk Mujka

Binomi i menaxhimit të situatës pandemike Komunë - Shtab emergjent sot ka zhvilluar një takim për vlerësimin e gjendjes aktuale në qytet.

Shtabi Emergjent ka njoftuar se aktive në Mitrovicë deri më tash janë 509 raste dhe disa qytetarë deri më tash kanë ndërruar jetë nga virusi, duke e konsideruar këtë situatë si shqetësuese e të dhimbshme.

Duke pasur parasysh këtë fakt e kategorizimin e qytetit në zonë të kuqe për 3 javë me radhë, nënkryetari Faruk Mujka bashkë me shtabin emergjent u dakorduan që ditëve në vijim të realizoheb kontrolle të rrepta për respektueshmërinë e masave parandaluese, përpos tjerash, edhe nëpër shkolla.

Sidoqoftë, një iniciativë e dakordim i tillë paraqitet vetëm 4 ditë para mbylljes së shkollave. Duke pasur parasysh edhe pritjen përformalizimin e kësaj iniciative në vendim e përgatitjet e tjera, duket se shkollat veç do mbyllen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat