Kuvendi Komunal miraton Buxhetin Komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023

Mitrovica

Kuvendi Komunal miraton Buxhetin Komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Kuvendi Komunal

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 39-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht mbledhja e sotme ka filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për ish-anëtarët e asamblesë komunale që kanë humbur jetën si pasojë e përballjes me virusin CoVid-19.

Pastaj u propozua si pikë shtesë për rend të ditës Aprovimi i Draft-buxhetit komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023. Ndërkaq nga rendi i ditës u largua pika Propozim-vendim për mbështetje financiare Klubin e Volejbollit “Trepça”, për t’u proceduar për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Në këtë seancë pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; Draft-buxheti komunal për vitin 2021 dhe parashikimet për vitet 2022-2023; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist NPPT “Roloplast”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist “Vali Skele”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist NSHT “B1”; Rekomandimi i Komisionit Vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës – Zona e Lirë Ekonomike respektivisht Park Industrial ose Park Teknologjik subjektit afarist DPZ “Lushta BI”; Propozim-vendim për miratim paraprak të vendimit për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës, si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënie në shfrytëzim apo këmbim për vitin vijues 2021; Propozim-vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021; Rishqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ish objektit së Shkollës “Ismail Qemali” fondacionit “Bonevet”; Raporti i detajuar lidhur me gjendjen në arsimin e Mitrovicës; Plani komunal për pjesëmarrje qytetare në Mitrovicë; si dhe Udhëzuesi i përgjithshëm për pjesëmarrjen qytetare në nivelin lokal.

Ndërkaq, për mbledhjen e radhës kanë mbetur për t’u diskutuar Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2020; Raporti i DKRS-së – Sektori i Kulturës, për periudhën janar-nëntor 2020; si dhe Raporti për realizimin e projekteve dhe subvencionimeve të DBZHR-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat