Bahtiri: Motoja “Qeverisje me duar të pastërta”, po i sjellë suksese Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri: Motoja “Qeverisje me duar të pastërta”, po i sjellë suksese Mitrovicës

Nga: A.SH Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:53
Agim Bahtiri

Komuna e Mitrovicës ka zënë vendin e dytë për transparencë.

Kryetari Agim Bahtiri e ka quajtur këtë një sukses komunal duke thënë se me udhëheqjen e tij kemi pasur moton “Qeverisje me duar të pastërta”.

“Si qeveri komunale e Mitrovicës, mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe zhvillimin e projekteve të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

•Komuna e Mitrovicës zë vendin e dytë për transparencë në qeverisjen komunale•

Motoja e udhëheqjes time komunale "Qeverisje me duar të pastërta", po i sjellë suksese të vazhdueshme komunës së Mitrovicës, duke marrë vlerësime të larta nga organizatat më prestigjioze, siç është edhe rasti i fundit me vlerësimin e bërë nga KDI.

Sot, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë publikimin e raportit i cili ka matur transparencën në 38 komuna të Kosovës, në kuadër të projektit “Promovimi i Komunave Transparente dhe të Përgjegjshme të Kosovës përmes Indeksit të Transparencës në Qeverisjen Lokale”, projekt ky i mbështetur nga USAID-i, ku jemi renditur në vendin e dytë në nivel të Kosovës me pikët e përgjithshme 98.75%.

Përveç këtij suksesi në vlerësimin për transparencë, Komuna e Mitrovicës këtë muaj është radhitur e para në nivel të Kosovës për performancën më të mirë në kuadër të "Grantit të Përformancës – Mjedisi i Pastër".

Si qeveri komunale e Mitrovicës, mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe zhvillimin e projekteve të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Qeverisje me duar të pastëra +4

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat