Bahtiri shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazlije Sherifit: Sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplantimin e veshkës

Mitrovica

Bahtiri shpreh ngushëllime për vdekjen e Nazlije Sherifit: Sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplantimin e veshkës

Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:58
Nazlije Sherifi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Nazlije Sherifit e cila po priste që t’i transplantohej veshka.

Bahtiri thotë se sistemi shëndetësor duket se është vonuar në transplantimin e veshkës së të ndjerës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak. Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.
Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes Sherifi.
Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen ??

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat