“Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën”

Mitrovica

“Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën”

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:36
Foto nga takimi

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, kanë pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, si dhe z. Arbër Myftari nga zyra ndërlidhëse e Japonisë̈ në Prishtinë.

Bahtiri pasi i ka uruar mirëseardhje Ogosawara, e falënderoj për ndihmën e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për Kosovën dhe Mitrovicën.

Më tutje, Bahtiri i tha ambasadorit japonez, Ogasawara se ai ka më shumë se 17 vite, që si biznesmen që jeton e punon në Holandë, dhe ka kontakte afariste më kompanitë e ndryshme e të rëndësishme të shtetit të tij.

Ndërkaq i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Ogosawara tha se është i lumtur që vizitën e tij të parë për këtë vit po e realizon pikërisht në Mitrovicë, duke potencuar se qëllimi i këtij takimi është që të njoftohet lidhur me gjendjen e komunës së Mitrovicës gjatë përballjes me pandeminë Covid- 19, si dhe mundësinë që Qeveria e Japonisë të ndihmojë zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe ekonomisë̈.

Gjithashtu ai i tha Bahtiri se Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën, si dhe do të angazhohet në të ardhmen që të sigurojë grante dhe investitorë̈ për realizimin e projekteve të ndryshme, me theks të veçantë për qytetin e Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat