Bahtiri i ndan mirënjohje djaloshit nga Deçani që shprehi vullnetin për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit

Mitrovica

Bahtiri i ndan mirënjohje djaloshit nga Deçani që shprehi vullnetin për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:15
Val Deçani dhe Agim Bahtiri

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim djaloshin nga Deçani, Val Deçani, i cili para disa javësh ka bërë një veprim tejet njerëzor duke ardhur nga mërgimi për të dhuruar veshkën e tij për vajzën mitrovicase 19 vjeçare, Nazlije Sherifi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ajo fatkeqësisht nuk arriti të priste transplantin e veshkës dhe ndërroi jetë ditë më parë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe vëllau i të ndjerës Nazlijes, Iliri Sherifi, me ç’ rast kryetari Bahtiri ka potencuar se Vali meriton respektin më të madh për gjestin e tij human që ai ka shprehur, dhe njëkohësisht ka falënderuar gjithë qytetarët tjerë të cilët kanë kontribuar me mjete financiare për të mundësuar shërimin e vajzës mitrovicase, e cila fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj sëmundjes.

Në fund të këtij takimi, kryetari Bahtiri ka nderuar me mirënjohje djaloshin nga Deçani, për vullnetin dhe gatishmërinë e tij për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit, ku vdekja e saj ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat