Faruk Mujka tërhiqet nga gara për t’u bërë deputet

Mitrovica

Faruk Mujka tërhiqet nga gara për t’u bërë deputet

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:28
Faruk Mujka

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë dhe nënkryetar i Komunës, Faruk Mujka, ka bërë të ditur se është tërhequr nga gara për deputet.

Mujka përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë delegatët që kanë mbështetur kandidaturën e tij për deputet.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Ndihem i nderuar me mbështetjen e aktivistëve të Lëvizjes së Qendrës në Mitrovicë, delegatëve të Këshillit të Qendrës, të cilët nënshkruan dokumentin aplikues por edhe Kryesisë së Lëvizjes në nivel qendrorë për tu bërë pjesë e listës së kandidatëve për Deputetë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Duke parë rritjen e Lëvizjes dhe nevojën për krijimin e hapësirave për forcat e reja që po na bashkangjiten dita ditës unë vendosa që të tërhiqem nga gara për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Besoj se fitorja e Lëvizjes do të jetë plebishitare dhe do të ketë mjaft punë dhe hapësirë për të gjithë për të kontribuar që Republika e Kosovës të jetë shtet ku mbizotëron drejtësia, barazia, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja sociale.

Të bashkuar në fitore të njëpasnjëshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat