Drejtori Tafil Peci i dorëzon çmimin për vend të parë në grafikë profesorit Fatmir Krypa

Mitrovica

Drejtori Tafil Peci i dorëzon çmimin për vend të parë në grafikë profesorit Fatmir Krypa

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:14
Pamje nga takimi

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, në emër të Komunës së Mitrovicës, sot i ka dorëzuar çmimin e parë të grafikës profesorit të nderuar të përmasave ndërkombëtare z. Fatmir Krypa.

Ky çmim i’u është dhuruar me rastin e mbajtjes së ekspozitës së Bienalës së parë Ndërkombëtare të Grafikës.

Ku punimet e profesorit në fjalë kanë paraqitur vlera dhe vepra të larta artistike, duke zënë kështu vendin e parë prej punimeve tjera artistike të 60 artistëve nga 15 shtete të botës.

Gjatë dorëzimit të këtij çmimi drejtori Tafil Peci, profesorit të nderuar i uroj shëndet të plotë, dhe suksese të vazhdueshme në krijimtarinë e tij të pasur me vlera dhe vepra artistike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat