Në Mitrovicë hiqen nga marketet gështenjat, u raportua se po shiteshin të mykura

Mitrovica

Në Mitrovicë hiqen nga marketet gështenjat, u raportua se po shiteshin të mykura

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:59
Mitrovicë

Inspektorët në Komunën e Mitrovicës kanë larguar gështenjtat nga marketet pasi është vërtetuar se pjesa dërmuese e tyre janë të mykura dhe të krimbura.

Kjo ka ardhur pas ankesave të shumta që kanë marrë nga qytetarët.

“Kjo pasi që inspektorët komunal me rastin e inspektimit në ato markete kanë vërtetuar që pjesa dërrmuese e gështenjave ishin të mykura dhe të krimbura.

Ato me vete dëshirë janë larguar nga pronarët e dyqaneve”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat