Defekt në stacionin e pompave, Mitrovica mbetet pa ujë

Mitrovica

Defekt në stacionin e pompave, Mitrovica mbetet pa ujë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës është duke u përballur me mungesë të ujit.

Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.

Kjo Kompani thotë se është shkaktuar një defekt në pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë.

“Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit dhe presim që i njëjti të sanohet shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat