Mitrovica mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

Mitrovica

Mitrovica mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Aryeja e mungesës së ujit është si pasojë e një defekti në pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”. KRU “Mitrovica” bën të ditur se ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit.

“Si pasoj e një defekti ne pjesën elektrike në stacionin e pompave në Lushtë, është ndërprerë prodhimi përkohësisht. Kjo është arsyeja e mungesës së ujit te pijes në Mitrovicë. Ekipet janë duke punuar në sanimin e defektit dhe presim që i njëjti të sanohet shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet, ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat