Fluks i madh votuesish në Mitrovicën e Veriut, pjesa më e madhe nga komuniteti serb

Mitrovica

Fluks i madh votuesish në Mitrovicën e Veriut, pjesa më e madhe nga komuniteti serb

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 07:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 08:13) - Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Viher re një fluks i madh i votuesve që në orët e para të mëngjesit në vendvotimin shkolla “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut. Ende pa u bërë një orë që nga hapja e vendvotimit qytetarët janë nisur drejt kutive të votimit duke krijuar edhe radhë pritjesh.

Pjesa më e madhe e votuesve janë të komunitetit serb.

​Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahen sot në vendin tonë.

Janë gjithsej 7 qendra me 23 vendvotime, ndërsa 17 mijë e 568 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve parlamentare është se po mbahen për herë të parë pa praninë e OSBE-së, ndërsa qytetarët në veri mund të votojnë vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës.

Image

Ndryshe, në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 43 mijë e 199 qytetarë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat