Kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorët e tij nderuan të rënët për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Mitrovica

Kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorët e tij nderuan të rënët për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Homazhet

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari Faruk Mujka, me bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga Lufta e UÇK- së, sot kanë filluar agjendën e tyre me vënien e buqetave me lule të freskëta në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Pas vënies së kurorës, kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorë ka bërë nderime tek varri i secilit dëshmorë, ku familjarëve të dëshmorëve ua ka urua Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Jo vetëm ju familjarë të nderuar, por të gjithë qytetarët e komunës dhe të Kosovës janë krenarë me bijtë tuaj që nuk kursyen gjakun e tyre për çlirimin nga pushtuesi serb dhe për të na sjell lirinë që ne sot po e gëzojmë”, tha kryetari Bahtiri.

Nga varrezat e dëshmorëve në Shipol, kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorë ka vazhduar për në Prekaz, ku ka bërë homazhe dhe ka vendos lule të freskëta në varrezat e atyshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat