Shënohet 32 vjetori i grevës së minatorëve

Mitrovica

Shënohet 32 vjetori i grevës së minatorëve

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:13
“Java e Minatorëve”

“Java e Minatorëve”, që ka nisur sot, këtë vit për shkak të COVID-19 është shënuar më ndryshe për dallim nga vitet paraprake ku çdo herë është organizuar manifestim qendror për nder të grevës historike të minatorëve të “Trepçës” të vitit 1989.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të “Javës së Minatorëve” janë organizuar disa aktivitete simbolike ku morën pjesë kryetari i komunës Agim Bahtiri, bordi i ndërmarrjes “Trepça” së bashku me menaxhmentin, si dhe disa prej minatorëve.

Ata kanë bërë nderime tek pllaka përkujtimore e punuar nga komuna në shenjë nderimi për të gjithë minatorët e vitit 1989 emrat e të cilëve janë të vendosur në atë pllakë.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, tha se ishin minatorët që me grevën e tyre arritën  t’i mobilizonin gjithë shqiptarët kudo që ishin, dhe se kjo padyshim ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat