Dëmtohet një pjesë e palestrës “Minatori” në Mitrovicë, flasin nga Komuna

Mitrovica

Dëmtohet një pjesë e palestrës “Minatori” në Mitrovicë, flasin nga Komuna

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e strukturës së drurit të palestrës sportive “Minatori” të Mitrovicës ka rënë në tokë.

Drejtori për Rini, Kulturë dhe Sport në Mitrovicë, Tafil Peci, në një prononcim tha se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Peci tha se ky është një investim i Komisionit Evropian dhe se kompania përfituese sipas tij ka përfituar tenderin në mënyrë të paligjshme.

Ai u shpreh se pas largimit të kësaj kompanie nga ky projekt, ata janë përballur vazhdimisht me vështirësi të ndryshme.

“Ajo është strukturë dekorative, nuk është pllakë. Pse ka rënë dy dërrasa apo dyqind dërrasa, ajo kthehet prapë në gjendjen e mëparshme. Ky është donacion nga Komisioni Evropian dhe kompania është përzgjedhur nga ta, punët janë kryer siç janë kryer. Kjo ka ndodhur para disa viteve, kur Komisioni Evropian ka vjedhur një kontrat me një kompani portugeze dhe ne jemi përballë me kompanitë tjera që njëfarë mënyre e kanë pru gjendjen aktuale”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat