​40 - vjetori i “Pranverës shqiptare 81” u shënua edhe në Mitrovicë

Mitrovica

​40 - vjetori i “Pranverës shqiptare 81” u shënua edhe në Mitrovicë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:30
Mitrovicë

Demonstratat e vitit 1981 treguan edhe njëherë se shqiptarët e Kosovës janë kundër çdo pushtuesi dhe e duan lirinë e vendit të tyre. Ato e kthyen Kosovën nga vetëvendosja popullore e nga Shqipëria, si dhe i dhanë vrull lëvizjeve të pandërprera ilegale e legale, të cilat punonin për Republikën e Kosovës.

Kështu u tha sot në Mitrovicë, gjatë akademisë për “Pranverën Shqiptare të vitit 81”, e cila u mbajt në shënim të 40 vjetorit të demonstratave.

Faruk Mujka, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, tha se demonstratat e asaj kohe janë një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë së Kosovës.

Sipas tij, ato shënojnë njëherit edhe fillimin e fundit të federatës së shtetit komunist jugosllav.

Mujka: Demonstratat e vitit 1981 janë prej ngjarjeve më të mëdha të historisë së Kosovës

“Demonstratat e vitit 1981 janë një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë së Kosovës. Ato shënojnë fillimin e dominimit të politikës serbe në Republikën socialiste federative të Jugosllavisë, fillimin e suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe të kushtetutës së vitit 1974 që avancoi statutin politik e shoqëror të shqiptarëve, por edhe fillimin e fundit të kësaj federate e të shtetit komunist jugosllav”, ka thënë Mujka.

Bajrush Xhemajli, njëri nga pjesëmarrësit e këtyre demonstratave në qytetin e Mitrovicës, tha mes tjerash se vrasjet, burgosjet, torturat ndaj shqiptarëve ishin jo vetëm për t’i shuar demonstratat, por edhe hakmarrje për guximin e treguar të demonstruesit, në mënyrë që t’i frikësojnë ata.

Ai potencoi rëndësinë e demonstrative të atëhershme si të jashtëzakonshme, për shkak se pushtuesit iu bë me dije se shqiptarët janë në gjendje të vdesin për lirinë e tyre.

Xhemajli: Rëndësia e këtyre demonstratave ishte e jashtëzakonshme

“Rëndësia e këtyre demonstratave të atij moti të madh ishte e jashtëzakonshme sepse pushtuesit në rend të parë ia kishin bërë me dije njëherë e mirë se nënshtrimin nuk do ta pranojmë kurrë dhe se për lirinë tonë jemi në gjendje të vdesim”, theksoi Xhemajli.

Ndryshe, kjo akademi në të cilën folën edhe pjesëmarrës tjerë për periudhën e atëhershme dhe të lavdishme, u organizua nga Komuna e Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat