Mitrovicasit organizohen për Tefik Sejdiun, fillojnë të mbledhin të holla në shesh

Mitrovica

Mitrovicasit organizohen për Tefik Sejdiun, fillojnë të mbledhin të holla në shesh

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mitrovicasit kanë filluar të organizohen për t’i ndihmuar Tefik Sejdiut, i cili do të operohet për shkak të gjëndrës së djathtë.

Në sheshin e qytetit është vendosur kutia ku të gjithë të interesuarit mund të kontribuojnë për t’i ndihmuar Tefikut, operimi i të cilit kushton plot 41 mijë euro.

“Të nderuar qytetarë të qytetit tonë.

Kërkojmë ndihmën tuaj për shokun tonë, bashkvendasin tonë i cili i duhet që të marten të udhtojë për në Turqi për operimin në gjandrën e tij të djathtë. Operimi i tij kushton 41 mijë euro”, kanë shkruar organizatorët e aksionit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat