Rrahmani: Bahtiri e shkarkoi Ismet Ferizin sepse dëshiron të vjedhë vota duke emëruar drejtorët e tij në shkolla

Mitrovica

Rrahmani: Bahtiri e shkarkoi Ismet Ferizin sepse dëshiron të vjedhë vota duke emëruar drejtorët e tij në shkolla

Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:28
Asambleisti i PDK-së, Remzi Rrahmani

Asambleisti i PDK-së, Remzi Rrahmani, e ka akuzuar kryetarin Agim Bahtiri për shkarkimin e sotëm të drejtorit të Arsimit, Ismet Ferizi, që, sipas tij, nuk e dëgjoi "carin".

Rrahmani tha se Bahtiri ka për qëllim që t'i emërojë militantët e vetë drejtor në shkollat kyqe të qytetit, që t'i vjedhë votat në zgjedhjet lokale.

Postimi i tij:

Banditi Politik i cili e ka shkatërruar arsimin mitrovicas e paska shkarkuar nga drejtori i DKA-së veteranin e arsimit, prof. Ismet Ferizin.

Arsyeja e shkarkimit të drejtorit Ferizi është e njejtë me shkarkimin e 7 drejtorëve para tij. Sa herë që nuk e ngon ''Carin", shkarkohesh.

Po e them hapur, Perendim Bahtiri bashkë me kerrhamat e fundit politike ka dashur të i emëroj militantët e vet drejtor në shkollat kyqe të qytetit.

Pse?

Sepse po përgatitet të vjedh vota.

Çka ka lidhje kjo me drejtor të shkollave?

Ka, shumë madje. Drejtorët e shkollave janë Menaxher të Qendrave të Votimit.

Ftoj që nga sot të gjithë akterët të cilët merren me zgjedhjet lokale, të përgatiten nga sot që të mos lejojnë vjedhjen masive të votave që po përgatitet nga banditi politik Perendim Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat