Mitrovicasit e hapin zemrën: Për 6 orë, mblidhen 22 mijë euro për Tefikun

Mitrovica

Mitrovicasit e hapin zemrën: Për 6 orë, mblidhen 22 mijë euro për Tefikun

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:24
Tefik Sejdiu

Tefik Sejdiu, biri i ish referit të njohur nga Mitrovica Ismet Sejdiu, i cili është vrarë në rrugën e Kovaqëve, ka nevojë për ndihmë.

Djaloshi i ri ka nevojë për ndihmën e qytetarëve pasi do të operohet në Turqi.

Ai të marten do të udhëtoj për trajtim jashtë shtetit për një operim në gjandren e djathtë e cila nuk mund të bëhet në Kosovë, dhe sipas mjekëve operimi kushton 41mij euro + shërbimet tjera (rruga, hotel, ushqim).

E qytetarët e Mitrovicës i janë përgjigjur menjëherë kësaj thirrjeje.

Për vetëm 6 orë, u mblodhën 22 mijë euro.

Të gjithë të interesuarit që duan ta ndihmojnë Tefikun, mund ta telefonojnë në këtë numër: 049587412

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat