Bashkëpronari i motelit jep versionin e tij se si erdhi deri te rrahja në Mitrovicë

Mitrovica

Bashkëpronari i motelit jep versionin e tij se si erdhi deri te rrahja në Mitrovicë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:52
Ngjarja ka ndodhur te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme mes dy personave, njëri nga ta shtetas i huaj, sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një refugjat sirian. Ngjarja ka ndodhur te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, teksa u raportua se shkak ishte ngacmimi që shtetasi i huaj ia bëri një gruaje përreth. Por, bashkëpronari i një moteli në Mitrovicë ka telefonuar në redaksi dhe ka dhënë versionin e tij të kësaj ngjarjeje.

Sipas V.Sh., bashkëpronar i motelit ku shtetasi i huaj kishte tentuar fillimisht të akomodohej është larguar me dhunë nga moteli nga një punëtor, pasi ka rezistuar largimin dhe sipas tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Të huajin e ka sjellë një taksist te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, ai personi me nënshtetësi arabe ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Recepsionisti nuk e ka pranuar për shkak se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe nuk mund të kuptohemi me këtë klient arab sepse nuk flet shqip. Ai ka rezituar të largohet dhe recepsionisti e ka larguar me dhunë nga moteli”, tha V.Sh.

Ai tha se rrahja nuk ka ndodhur për shkak të ngacmimeve siç është raportuar në media.

“Aty nuk ka pas kurfarë ngacmimi të klientëve e as të punëtorëve”, shtoi ai.

Tutje ai tha se gjatë largimit të tij, shtetasi i huaj ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa nga Policia Rajonale e Mitrovicës thanë se bëhet fjalë për një përleshje fizike, nga e cila janë lënduar dy persona dhe policia është në pritje të raporteve mjekësore.

Ndërsa, sipas V.sh., shtetasi i huaj ka qenë edhe dje ditën në polici për shkak të problemeve të ndryshme në qytet.

Pamje të përleshjes janë publikuar edhe në media, ku ndër të tjera shtetasi i huaj u tha se u ndjek me lopatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat