Ferizi: Bahtiri më ka shkarkuar për shkak të listës së drejtorëve që atij s’i ka pëlqyer

Mitrovica

Ferizi: Bahtiri më ka shkarkuar për shkak të listës së drejtorëve që atij s’i ka pëlqyer

Më: 18 maj 2021 Në ora: 00:22
Ismet Ferizi

Ish-Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Ismet Ferizi, ka thënë se është shkarkuar nga kjo pozitë për shkak të procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të rinj të shkollave në këtë qytet.

“Arsye e shkarkimit është se komisioni i kuvendit komunal është përcaktuar për një listë kandidatësh për drejtorë që nuk i kanë pëlqyer kryetarit Agim Bahtiri”, është shprehur Ferizi.

“Kam biseduar me komisionin dhe i kam lënë të lirë të vendosin mbi bazat e parimeve jopolitike. Është momenti i fundit që arsimi të depolitizohet. Këtë herë është zgjedhja e kandidatëve jo sipas përkatësive partiake por sipas cilësisë”.

Ferizi ka thënë se kumti për shkarkim i është dhënë të premten e javës së kaluar nga kryetari Agim Bahtiri.

“Të premten më ka thirr në zyrën e nënkryetarit Faruk Mujka dhe Drejtori i Inspekcionit Fidan Ademi dhe më ka pyet se si ka shkuar puna e drejtorëve. Agim Bahtiri është çuar nga vendi dhe ka thënë: “Nuk guxon ta propozosh filan fistekun dhe nga ky moment je i shkarkuar”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat