Mitrovicë: Plaku 60 vjet e ndjek në mes të rrugës një vajzë të mitur, e ngacmon dhe i ofron para

Mitrovica

Mitrovicë: Plaku 60 vjet e ndjek në mes të rrugës një vajzë të mitur, e ngacmon dhe i ofron para

Më: 20 maj 2021 Në ora: 14:53
Ilustrim

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë.

Një burrë rreth të 60-ve e ka ngacmuar një vajzë të mitur, duke i ofruar edhe para për t’u takuar, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitare për këtë rast është bërë aktivistja Neri Ferizi, e cila thotë se e pa dhe më pas e takoi vajzën e cila ishte tmerruar.

Kjo shoqni ka rreshqit! Duke u kthy rruges per ne shtepi (me njemije probleme te mija) nje plak diku ne te 60-tat e tij e ndjekte nje vajze te re e cila filloj me kajt me lot duke i bertite atij: “A je normal o axh?” Kur u afrova, kjo vajza (e mitur) po tregon qe ky njeri e ndjeke shpesh duke i ofru edhe para per me u taku me te.  E thirra edhe policine por derisa u afrova, ai vec iku dhe nuk kam ndonje emer apo informate me shume, pervec pamjes se tij. Policia me premtoi qe ka me patrullu ne ate pjese”, ka shkruar Ferizi.

Ndërkohë, sot u raportua edhe një rast tjetër i rëndë, ku një vajzë e re është dhunuar nga dy burra në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat