Protestë: Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksualë!

Mitrovica

Protestë: Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksualë!

Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:54
Ilustrim

Aktivistet/at e Mitrovicës "Unë jam Zani yt" , të shtunën ( 22 maj 2021), duke filluar nga ora 12:00 do të mbajmë protestë në sheshin "Isa Boletini" në Mitrovicë.

Gjeni më poshtë thirrjen e plotë

Sot u raportua se dy burra kanë përdhunuar një vajzë të mitur në Mitrovicë. 

Ky rast veç sa është duke e treguar natyrën epidemike të përdhunimeve e abuzimeve ndaj vajzave e grave, për çka ne do të kundërshtojmë. Kjo është duke dhënë alarm mbi rrezikun dhe ankthin e vazhdueshëm në të cilin rriten dhe jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë. Burrat po vazhdojnë t'i dhunojnë dhe ngacmojnë vajzat kudo, duke na treguar fare mirë se për vajzat e gratë asnjë vend nuk është i sigurtë. 

Në gjithë këtë situatë, institucionet private e publike, thellësisht patriarkale, janë bashkëfajtore. Praktika e amnistimit të ngacmuesve dhe përdhunuesve duhet të ndalet dhe emrat e përdhunuesve e ngacmuesve duhet të thuhen nga policia. Ne kemi të drejtë të dijmë kush janë përdhunuesit. 

Rastet e përdhunimit e ngacmimit seksual të vajzave dhe grave në çdo hapësirë janë rrezik për shoqërinë tonë dhe sigurinë publike. Andaj, të shtunën, duke filluar nga ora 12:00 ne mblidhemi në sheshin "Isa Boletini" në Mitrovicë për ta kundërshtuar dhe dërguar mesazhe revolte kundrejt shtypjes tonë e abuzimit të trupave tanë. 

Protestueset/it duhet t'i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin fizik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat