Lajm i hidhur: COVIDI i merr jetën në Gjermani, mitrovicasit Gjati Osmani

Mitrovica

Lajm i hidhur: COVIDI i merr jetën në Gjermani, mitrovicasit Gjati Osmani

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:31
Gjati Osmani

Ka vdekur në moshë 67 vjeçare, Gjati Osmani nga Mitrovica.

Osmani ka qenë duke banuar në shtetin e Gjermanisë, ndërsa sipas informacionave ai e kishte humbur betejën me COVID-in.

Lajmin për vdekjen e tij, përmes një postimi në facebook e ka dhënë fotografi i njohur nga Mitrovica, Arban Osmani.

Postimi i plotë:

Xhaxh, ne kurrë se dimë fundin e rrugëtimit jetësor. Sot na e preve rrugën, jo pse deshte, pse nuk u përpoqe, por sepse njerëzimi e humbi betejën e ti u bëre vetëm një nga miliona njerëz, pa të cilët mbeti bota shkaku i covidit. E di fort mirë që nuk të shkon për karakteri kjo ikje, ama nganjëherë jeta këputet befasisht. Na ngrive, sepse s'ta kishim mendu vdekjen, por vrullin për jetë, çastet e paharrueshme e sensin për humor. Ma s'të kemi, na u venitë gjithçka!

Xhaxh, e rëndë tepër me të kujtu, e randë tepër me të pru buqetë me lule. Ah, bre xhaxh, na e këpute shpirtin, na ligështove, kur s'e prisnim! Fundin s'e kishim mendu asnjëherë, por ja që ai po vijka, pavarësisht!

Xhaxh, pusho i qetë! Për neve do të jesh gjithmonë, një vend për ty do të jetë kur mblidhemi bashkë. Do të kujtojmë me dhimbje e krenari që sa jetove jetës tonë sharm i dhe.

Xhaxh, të qoftë i lehtë dheu e t'u kujtoftë emri përherë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat