Protestohet në Mitrovicë kundër dhunës seksuale, kërkohet publikimi i emrave të përdhunuesve

Mitrovica

Protestohet në Mitrovicë kundër dhunës seksuale, kërkohet publikimi i emrave të përdhunuesve

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:37
Protesta në Mitrovicë

Në Mitrovicë është protestuar kundër përdhunuesve e ngacmuesve seksualë.

Atje ka protestuar edhe  deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar fotografi nga atje.

Kërkesa kryesore e kësaj proteste ishte që emrat e përdhunuesve të publikohen.

“Thuani emrat e përdhunueve e ngacmuesve seksualë”, ishte kërkesa e shumë protestuesve në Mitrovicë, të cilët sot marshuan në qytet duke kërkuar drejtësi për viktimat. Dhuna seksuale që përjetoi vajza e mitur në Mazhiq të Mitrovicës nuk është rasti i vetëm me të cilën po përballet shoqëria jonë.  Raportimet për raste të tilla kanë vazhduar edhe sot”, ka shkruar Deliu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat