Lagjja e Boshnjakëve i apelon Qeverisë e Presidencës: Ndaleni kolonializimin e veriut, ndërtonani shtëpitë!

Mitrovica

Lagjja e Boshnjakëve i apelon Qeverisë e Presidencës: Ndaleni kolonializimin e veriut, ndërtonani shtëpitë!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:24
Lagjja e Boshnjakëve

Këshilli i Lagjes së Boshnjakëve kanë dërguar një apel drejtuar insititucioneve të Republikës së Kosovës ku ata kërkojnë ndaljen e kolonializimit të veriut të vendit nga Qeveria e Serbisë.

Ata kanë thënë se ndërtimi i objekteve pa leje nga Serbia duhet ndalur pasi kjo rrezikon që banorët shqiptarë të veriut të shpërngulen nga veriu.

Ata gjithashtu kanë apeluar ndaj Qeverisë që ta bëjnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve të djegura gjatë luftës nga serbët.

Apeli i plotë:

Te nderuar qytetare dhe institucione të Republikes se Kosoves,

Qeveria serbe po vazhdon (kolinizimin) ne Mitrovicen e veriut ndersa banoreve shqiptare nuk iu lejohet ndertimi i shtepive te tyre qe jane te djegura gjate luftes duke iu mohuar nje e drejte kushtetuese.

Pse heshtin mekanizmat e sigurise ne krye me prokurorin e shtetit kur dihet qe projekti ne fjale eshte veper penale (kunder rendit kushtetues dhe sigurise (Kapitulli 14 i Kodit Penal) a thua jeni te ndikuare nga krimi i jakes se bardhe (ku me te drejte ish ambasadori Anglez Johan Clif ka thene qe kriminelet nga jugu i mbajne kriminelet e veriut) modifikim i vetem i ketij perkufizimi (brilant) te ambasadorit Clif eshte se: kriminelet nga jugu jo vetem qe i mbajne kriminelet e veriut por per mes tyre Serbia eshte duke implementuar projektin kolenizues ne Mitrovicen e veriut dhe veriun ne teresi duke ndertuar ndertime te larta banesore ku ky projekt ka ngjallur frike dhe panik tek banoret shqipetare gje qe paraqet rrezik te madhe per shpernguljen e banoreve shqiptare qe jetojne ne kete pjese te Republikes se Kosoves.

Keshilli i lagjes ju apelon institucioneve shteterore Presidentes, Kryeministrit, Parlamentit te Republikes se Kosoves qe ta parandaloni kete projekte kolinizues per Mitrovicen e Veriut dhe veriun ne teresi.

Kerkojme nga Qeveria qe te filloj ndertimin e shtepive te djegura gjate luftes, te rikthehen banoret ne pronat e tyre, ti implementoni projektet te cilat gjenerojne vende te lira pune per te rinjet tane, pasi qe projektet e tilla e parandalojne shpernguljen e banoreve dhe kolinizimin e veriut ne teresi.

Keshilli i lagjes Lumbardh (Lagjeja e Boshnjakeve)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat