“Të falen gjobat e pandemisë”, PSD-ja sot me peticion në Mitrovicë

Mitrovica

“Të falen gjobat e pandemisë”, PSD-ja sot me peticion në Mitrovicë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate sot do të jetë në Mitrovicë, për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve në peticionin për faljen e gjobave gjatë pandemisë.

Zyrtarë të PSD-së kanë njoftuar në Facebook se nënshkrimet në Mitrovicë do të mblidhen nga ora 12:00 deri në orën 18:00.

Nënshkrimet për faljen e gjobave gjatë pandemisë PSD I ka mbledhur dje edhe në Prizren. Zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se qytetarët e Prizrenit e kanë mirëpritur peticionin.

Ndryshe, mbledhja e nënshkrimeve për faljen e gjobave ka filluar në Prishtinë, ndërkaq nga PSD kanë deklaruar se kjo do të vazhdojë në tërë Kosovën.

Kjo parti po tenton të mbledhë 10 mijë nënshkrime nga qytetarët, për të nisur një projektligj për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë, të cilin më pas do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat