Drejtori i Arsimit ua ndalon mësimdhënësve mbajtjen e kurseve private

Mitrovica

Drejtori i Arsimit ua ndalon mësimdhënësve mbajtjen e kurseve private

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:45
Skender Avdiu

Drejtori i sapo emëruar Skender Avdiu, ka nisur menjëherë me punën në dobi të arsimit.

Avdiu sot ka marrë vendim që mësimdhënësve që mbajnë mësim në shkollat publike të ua ndalojë mbatjen e kurseve private me nxënësit që u japin mësim edhe në shkollë.

Sipas medivae, në rast të mos zbatimit të kësaj urdhërese do të balafaqohen me masa ligjore.

Ndryshe ka pasur mendime të ndryshme dhe dyshime, se disa mësimdhënës i detyrojnë nxënësit të vijojnë kurset e tyre që t'i ngrisin notat e tyre.

Çmimet për këto kurse private kanë qenë të larta, ndërsa familjet me kushte jo të mira financiare e kanë pasur të pamundur t'i dërgojnë fëmijët e tyre edhe në orë shtesë me pagesë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat