Asambleja Komunale e Fëmijëve me rastin e “1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” do të organizoj disa aktivitete

Mitrovica

Asambleja Komunale e Fëmijëve me rastin e “1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” do të organizoj disa aktivitete

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë ka organizuar takim me asamblenë komunale të fëmijëve, ku është diskutuar lidhur më organizimin e aktiviteteve me rastin e “1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”.

Pjesë e këtij takimi ishte drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani të cilët kanë dëgjuar të gjitha propozimet e dhëna nga fëmijët asamblistë.

Fillimisht, drejtoresha e Administratës, Valmire Sylejmani ka theksuar se fëmijët çdo ditë të jetës së tyre duhet të kërkojnë dhe të promovojnë liritë dhe të drejtat e tyre duke shtuar se në këtë drejtim nuk do të ju mungojë asnjëherë mbështetja institucionale.

Ndërsa, drejtori i Arsimit, Skender Avdiu, ka thënë se drejtoria komunale e arsimit në Mitrovicë do të jetë mbështetësi kryesor në realizimin e të drejtave tuaja për arsimim dhe edukim cilësor për të gjithë fëmijët.

Ai më tutje ka shtuar se do të ofrojë bashkëpunim të plotë dhe do të bëjë përpjekje që propozimet dhe kërkesat e asamblesë komunale të fëmijëve të realizohen më përpikëri.

Kurse, udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, ka thënë se si çdo vit edhe këtë vit do të organizohen aktivitete në mbrojtje të drejtave të fëmijëve, ndërsa dita e “1 Qershorit”, le të jetë festë për ju dhe angazhim për ne që t’ju ofrojmë akoma më shumë kushte për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit u dakorduarn që me rastin e “1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, në sheshin kryesor të qytetit duke filluar nga ora 11:00 do të mbahen disa aktivitete.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat