Reagon sërish PDK në Mitrovicë: Bahtiri po bënë spektakle mediale

Mitrovica

Reagon sërish PDK në Mitrovicë: Bahtiri po bënë spektakle mediale

Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:51
PDK

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka reaguar sërish ndaj pushtetit komunal në këtë komunë, për siç u tha, keqqeverisje, skandale të ndryshme, keqmenaxhim të parasë publike, si dhe mashtrimit qytetarë, ndërsa akuzoi kryetarin Bahtiri se po bënë vetëm spektakle mediale.

Valon Brahimi, sekretar i kësaj dege, gjatë një konference për media të mbajtur sot në Mitrovicë, ka potencuar tri çështje të moszbatimit të rregullave ligjore dhe obligimeve ndaj qytetarëve nga ana e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri dhe drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit, Fidan Ademi.

“Përveç shumë problemeve, skandaleve, keqmenaxhimit të parasë publike dhe mashtrimit qytetarë, ne kemi denoncuar në vazhdimësi keqqeverisjen lokale dhe kemi kërkuar në vazhdimësi përmbushjen e premtimeve elektorale… Kemi pasur rastin të shohim spektakle të kurdisura të pushtetit komunal të VV-së, kinse me pretekst dhe zbatim të ligjit…Kemi pasur rastin psh. më 2 qershor të vitit 2018 kur kryetari Bahtiri së bashku me kabinetin e tij qeverisës dhe për t’i mos mjaftuar vetëm kjo, edhe me një eskortë e shoqëruar nga policia e Kosovës, i është vërsulur një sipërmarrësi për rrënimin e objektit 12 katësh afër shkollës ‘Bedri Gjina’ me pretekstin se ky objekt ishte ndërtuar pa leje. …Përkundër kësaj, ditët në vijim ne kemi parë se objekti jo vetëm që nuk është rrënuar, por objekti është në meremetim e sipër…

Ai përmendi edhe mosrrënimin e pompës së derivateve afër hekurudhës, si dhe mos ndërprerjen e punës së gurthyesit në Kçiç të Madh, për të cilin tha se banorët e këtij lokaliteti kishin deponuar mbi 1 mijë nënshkrime.

“Po ashtu një rast tjetër që vlen të potencohet është edhe dërgimi i eskortës së Agim Bahtirit për të rrënuar me pompozitet pompën e derivateve afër hekurudhës në Mitrovicë. Edhe në këtë rast sikurse në rastet e tjera, rrënimi është ndërprerë brenda dy orësh dhe pas dy ditësh pronari i pompës ka filluar të bëjë meremetimin dhe evitimin e dëmeve… Një rast tjetër që i shqetëson shumë qytetarin e Mitrovicës, veçmas banorët e lokalitetit më të madh në këtë komunë fshati Kcic i Madh, është edhe çështja e funksionimit të një operatori ekonomik, gurthyesit i cili atij lokaliteti është duke i shkaktuar dëme të mëdha. Banorët e atij lokaliteti kanë deponuar mese 1 mijë nënshkrime në Kuvendin Komunal, në zyrën e kryetarit Bahtiri, dhe në zyrën e kryesuesit të Kuvendit, Safet Kamberi”, ka thënë Brahimi.

Ai u shpreh se PDK-ja në Mitrovicë mbështetë kërkesat dhe shqetësimet e banorëve kcicas të shprehura përmes peticioneve, ndërsa bëri thirrje që pushteti aktual të zbatojë ligjin dhe vendimet tjera të nivelit qendror, sidomos lidhur me gurthyesin në Kcic të Madh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat